UBT

KPF rekomandon për Kuvend raportin vjetor të kryetarit për vitin 2023

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në mbledhjen e të martës, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Gjilanit raportin vjetor të kryetarit Alban Hyseni për vitin 2023, sikurse edhe raportin financiar për vitin fiskal për vitin 2023, ndërkaq ka shtyrë për një mbledhje tjetër propozimin për lejimin e rritjes të buxhetit nga tejkalimi i realizimit te të hyrave vetanake të planifikuara të vitit 2023, në mungesë të materialit.

Ndërkohë, KPF ka rekomanduar, po ashtu, edhe pikën për përgatitjen për orientimin e nxënësve në drejtime të ndryshme, draft-rregulloren për subvencione në bujqësi dhe nismën e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, për inicimin e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar mes Gjilanit, Preshevës dhe Bujanocit, përkatësisht në fushën e kulturës, arsimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

ARKATANA

Plani Lokal i Veprimit për Cilësi të Ajrit dhe informata rreth Manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2024, nuk janë proceduar tutje për shkak se opozita, e cila e përbën shumicën në Kuvend, ka votuar kundër nën arsyetimin e mungesës së drejtorëve përkatës.

Përndryshe, kryesuesi Kushtrim Kadri ka bërë të ditur se mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa është transmetuar drejtpërdrejtë në formatin livestream, në kanalin zyrtar të Komunës së Gjilanit në youtube./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.