Uji Dea

KPF rekomandon lirimin e bizneseve të Gjilanit nga taksa komunale për vitin 2023

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend strategjinë komunale për komunikim publik 2023-2027, e cila ka për qëllim që të sigurojë avancimin e praktikave dhe kapaciteteve komunikuese, llogaridhënien dhe transparencën kundrejt qytetarëve, për inkurajuar përfshirjen e tyre sa më aktive në procese të ndryshme vendimmarrëse.

Përmes kësaj strategjie, e cila është hartuar në bashkëpunim me programin e USAID-it – Kontrata Sociale synohet të arrihet një bashkëpunim sa më i ngushtë me komunitetin, shoqërinë civile, mediat, donatorët, bizneset etj.

Njëherësh, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe propozimin për lirimin nga taksa komunale për vitin 2023, përcaktimin e vlerës së qirasë dhe vlerës në bonuset e banimit në dy programe, raportin e Komisionit për dezinsektim, sikurse edhe tri informatën për ndarjen e subvencioneve në bujqësi, informatën për korrje-shirjet si dhe informatën për mbjelljet vjeshtore.

Uji Dea

Po ashtu, KPF rekomandoi për Kuvend edhe raportin e komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, propozim vendimin për caktimin e normave tatimore për vitin 2024 si dhe propozim vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës për vitin 2024 të Kuvendit të Komunës.

Gjithashtu, KPF është pajtuar që të përfshijë në rend dite të seancës së ardhshme të Kuvendit edhe kërkesën e përfaqësuesit të AAK-së, për formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e ndarjes dhe shfrytëzimit të subvencioneve për OJQ nga Drejtoria për kulturë, rini e sport./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.