Eko Higjiena

KPF në Viti trajton disa propozime të rëndësishme

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në Viti është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Në fillim të këtij takimi Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira i ka njoftuar anëtarë e këtij komiteti mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të nxjerra nga Kuvendi Komunal i Vitisë, nga mbledhja e kaluar. Ai theksoi se të gjitha aktet e nxjerra janë shpallur të ligjshëm nga ana e Departamentit Ligjor i MAPL-së përveç një vendimi që ka të bëjë me caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores kushtuar dëshmorit “Safet Rexhepi“ në fshatin Zhiti.

Ndonëse në këtë mbledhje ishte e paraparë të shqyrtohen 11 pika të rendit të ditës me kërkesën e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe me votat e shumicës janë larguar nga rendi i ditës këto pika:
Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2019
Informatë (raport) mbi punën e Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.

Informatë për Manifestimin Flakadani i Karadakut edicioni XVIII 11. Informata për KEDS-in.
Informata për KEDS-in.

Megjithatë në këtë mbledhje me shumicë votash janë votuar këto pika të cilët pritet të shkojnë për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendnit Komunal të Vitisë:
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit me nr.01- 410/03-71 të datës: 08.02.2018, të KKSB.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik për propozimin rregulloren mbi themelimin dhe strukturimi e asamblesë komunale të fëmijëve.

Mobi Casa

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik për propozimin rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunale Miqësorë për fëmijë.

Ndërkaq pas shqyrtimit përkrahjen e shumicës nuk e kanë marrë këto pika:
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen qytetar nderi ishe Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani.

Nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal me Komunën e Kllokotit në fushën e infrastrukturës rrugore. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës se kryetarit të Komunës së Vitisë për bashkëpunimin nder komunal me Komunën e Kllokotit në fushën e infrastrukturës rrugore. c) Propozim vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Kllokotit për bashkëpunimin nder komunal me Komunën e Kllokotit në fushën e infrastrukturës rrugore.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit me nr. 01-410/03-129 i datës 28.02.2018 për formimin e komitetit për planifikim rregullim të hapësirave dhe mbrojtjen të mjedisit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.