RCCOLA

KPF në Viti shqyrton financat dhe planin strategjik

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Komiteti për Politike dhe Financa, ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit. Me këtë rast janë shqyrtuar dhe diskutuar Pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën Janar- Dhjetor 2019, Plani vjetor për vitin 2020 dhe Plani Strategjik për Njësinë e Auditimit të Brendshëm në Komunën e Vitisë 2020-2022.

Ndërkaq pas shqyrtimit me shumicë votash gjatë këtij takimi janë votuar: Propozim Rregullorja për Transparencë në Komunën e Vitisë si dhe dy propozim vendime me të cilën do të bëhet ndërrimi i anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Komitetin për Komunitete.

Mobi Casa

Në Komitetin për Politikë dhe Financa, znj. Liridona Bislimi do të zëvendësohet nga znj. Idajete Pira. Kurse në propozim vendimin tjetër në Komitetin për Komunitete z. Razim Tërziqi do të zëvendësohet nga z.Besim Ymeri.

Gjithashtu me shumicë votash u votua edhe orari i mbajtjes së takimeve të kuvendin komunal të Vitisë për vitin 2020./rajonipress/