KPF në Viti nuk e voton draft strategjinë komunale kundër dhunës në familje
Viti – Në mbledhjen e dhjetë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa që është mbajtur sot janë shqyrtuar pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-shator 2015.
Po ashtu është diskutuar dhe votuar me shumicë votash propozim rregullorja e detyrave të punës të punëtoreve arsimor dhe organizimi i punës në institucionet edukativo – arsimore në komunën e Vitisë.
Ndërkaq me shumicë votash janë votuar edhe dy propozim vendime si ajo për aprovimin e planit të punës të Komitetit Konsultativ për personat me aftësi të kufizuara për vitin 2016 si dhe Propozim vendimi për aprovimin e planit të punës të Komitetit Konsultativ për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje për vitin vijues.
Ndërkaq në takimin në fjalë është diskutuar edhe Draft strategjia komunale kundër dhunës në familje dhe Plani i veprimit për vitet 2016-2018, por anëtarët e këtij komiteti nuk e votuan këtë draftë strategji duke kërkuar që të bëhen përmirësimet e nevojshme./rajonipress/


