HW

KPF në Viti miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 dhe procedon vendime të rëndësishme për Kuvendin Komunal

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Vitisë ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt, ku në fokus të diskutimeve ishte planifikimi buxhetor afatmesëm dhe çështje të tjera me rëndësi për funksionimin institucional dhe zhvillimin komunal.

Mbledhja u drejtua nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, ndërsa i pranishëm ishte edhe zëvendëskryetari i Komunës, Hasan Aliu. Anëtarët e komitetit shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, të cilat pas diskutimeve u rekomanduan për procedim në Kuvendin Komunal për vendimmarrje.

Vëmendje e veçantë iu kushtua Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029, dokumentit strategjik që përcakton orientimet financiare dhe prioritetet zhvillimore të komunës për tri vitet e ardhshme. Propozim-vendimi u prezantua nga drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Milihate Ajeti, ndërsa pas shqyrtimit mori mbështetjen e anëtarëve të komitetit.

Po ashtu, KPF miratoi edhe propozim-vendimin për themelimin e grupit punues që do të hartojë planin vjetor të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2027, me synimin e forcimit të planifikimit institucional dhe rritjes së efikasitetit në funksionimin e organit më të lartë përfaqësues të komunës.

Uji Dea

Në kuadër të mbledhjes u shqyrtua dhe u mbështet edhe propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit që lidhet me ndarjen e një parcele kadastrale në pronësi komunale, në përputhje me vendimin e mëhershëm të Kuvendit Komunal.

Pas debatit dhe analizës së pikave të paraqitura, Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi që të gjitha propozimet e miratuara të procedohen për shqyrtim dhe miratim në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Mbledhja u vlerësua si një hap i rëndësishëm në procesin e planifikimit financiar dhe institucional, duke krijuar bazat për realizimin e objektivave zhvillimore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve komunale në vitet e ardhshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.