FIDANISHTJA

KPF në Viti mban debat publik me qytetarët mbi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Nën organizimin e Kuvendit Komunal të Vitisë, konkretisht Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur sot një debat publik me qytetarët dhe koordinatorët e fshatrave.

Në këtë debat në veçanti është folur mbi Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitin fiskal 2019 si dhe mbi vlerësimet e hershëm për vitet 2019-2012. Në këtë debat kanë marrë pjesë Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal dhe anëtarët e KPF-së, Ali Bajrami nga LDK-ja dhe Jakup Demiri nga VV-ja. Përndryshe lidhur me këtë Kornizë ka folur Ibrahim Rama, Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi Financa dhe Zhvillim si dhe Hasan Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Vitisë.

Ibrahim Rama, Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke prezantuar Kornizën Afatmesme Buxhetore ndër tjerash bëri me dije se sipas qarkores së parë buxhetore, buxheti i komunës së Vitisë për vitin 2019 është mbi 11 milion e 345 mijë euro duke shtuar se mbi 2 milion e 230 mijë euro janë të destinuar në kategorinë e investimeve kapitale. “Kemi rritje të buxhetit për vitin 2019 megjithatë edhe ky buxhet nuk do ti përmbushtë të gjitha nevojat të cilat kanë qytetarët e të gjitha lokaliteteve për investime. Por komuna jonë mbetet e përkushtuar që listën e investimeve kapitale të hartoj në bashkëpunim me qytetarët e saj. Këtë gjë do të bëjmë si në të shkuarën duke marrë mendimet e qytetarëve tanë përmes diskutimeve publike që do të mbahen së shpejti”, u shpreh drejtori Rama.

Kurse zv. Kryetari i Komunës, Hasan Aliu shtoj se komuna e Vitisë gjatë viteve të shkuara ka harutar listën për investime kapitale me qytetarët duke mbajtur diskutime publike nëpër lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.

FITORJA

Ai tha se buxheti prej mbi 11 milion euro që është i parashikuar për vitin 2011 është i pamjaftueshëm andaj duhet të përcaktohen nevojat për investimeve.

Përndryshe sipas Kornizës Afatmesme Buxhetore 2019 buxheti i komunës së Vitisë ka shënuar rritje edhe në kategorinë e investime kapitale ku janë paraparë mbi 2 milion e 300 mijë euro, nga kjo shumë pjesa në e madhe e këtij buxheti vjen nga granti qeveritar.

Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë ftoj të gjithë qytetarët që të jenë pjesë aktive e procesit të planifikimit të buxhetit komunal e sidomos të marrinë pjesë në diskutimet publike për këtë çështje.

Kurse në fund të këtij takimi qytetarët dhe koordinatorët e fshatrave parashtruan pyetjet e tyre por dhanë edhe sugjerimet për investime./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.