GRANDEMALL

KPF në viti debaton për disa propozime të rëndësishme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Anëtarët e KPF-së, kanë miratuar ndërkaq propozim vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e pllakës përkujtimore kushtuar të rënëve Hajrulla e Saqip Tërpeza, propozim vendimin për ndryshim plotësim të vendimit të Komitetit për Planifikim, Rregullim të hapësirave dhe mbrojtjen të mjedisit vendimi nr. 01-410/03-129 i datës 28.02.20198, propozim vendimin për shpalljen në diskutim publik për propozim rregulloren për mënyrën dhe kushtet e menaxhimit dhe shfrytëzimi të objekteve dhe fushave sportive publike.

Komiteti për Politikë e Financa i Kuvendit Komunal të Vitisë, ka zhvilluar mbledhjen e pestë të rregullt, me që rast janë diskutuar një varg pikash të parapara për këtë seancë.

Ndër pikat e kësaj mbledhje ishin propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës paluajtshme të komunës në shfrytëzim, e cila pikë u miratua për tu proceduar në seancën e ardhshme të Kuvendit.

Fundamenti

Ndërkaq anëtarët e KPF-së nuk ishin njëzëri rreth propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores kushtuar dëshmorit Safet Rexhepi, vendimi i datës: 04.03.2019, me Nr.01-110/05-216. Ky vendim është rikthyer nga MAPL si jo i ligjshëm, prandaj edhe ishte paraparë që të shfuqizohet, por se nuk morri votat në KPF që të procedohet në Kuvend për shfuqizim.

Anëtarët e KPF-së, kanë miratuar ndërkaq propozim vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e pllakës përkujtimore kushtuar të rënëve Hajrulla e Saqip Tërpeza, propozim vendimin për ndryshim plotësim të vendimit të Komitetit për Planifikim, Rregullim të hapësirave dhe mbrojtjen të mjedisit vendimi nr. 01-410/03-129 i datës 28.02.20198, propozim vendimin për shpalljen në diskutim publik për propozim rregulloren për mënyrën dhe kushtet e menaxhimit dhe shfrytëzimi të objekteve dhe fushave sportive publike.

Në këtë mbledhje të KPF-së u raportua për punën e Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane, kurse u dha informatë për Manifestimin Flakadani i Karadakut edicioni XVIII, mbi përgatitjen për mirëmbajtjen e rrugëve lokale të Komunës së Vitisë për sezonin verore, si dhe një informatë mbi punën e komiteteve funksionale për periudhën janar-prill 2019./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.