KPF në Kamenicë diskuton për kornizën buxhetore 2017 – 2019
Kamenicë – KPF në Kamenicë në takimin e saj të fundit ka debatuar rreth kornizës afatmesme buxhetore dhe ka folur rreth punës së njësisë së auditorit të brendshëm për vitin 2015.
Takimin e ka kryesuar Bajram Dërrmaku ku pos anëtarëve të komitetit në takim merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e ekipit komunal të OSBE-së.
Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, në këtë takim kanë shqyrtuar katër pika në veçanti ata kanë debatuar dhe shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2017-2019-të, si dhe kanë shqyrtuar raportin e punës së njësisë së auditimit të brendshëm për vitin 2015-të.
KPF nuk ka pasur vërejtje serioze rreth këtyre dy temave të ndjeshme derisa Bajram Dërmaku ka thënë se korniza buxhetore do të ndërtohet në bashkëpunim edhe me qytetarët ku do të merren parasysh të gjitha propozimet e tyre për investime në lokalitetet e tyre./rajonipress/


