United Hospital

KPF miraton raportin e kryetarit të Komunës për periudhën janar – qershor

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa, të martën, ka miratuar raportin e punës së kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2016, raportin financiar për të njëjtën periudhë, pastaj nismën dhe vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës për bashkëpunim me Komunën e Novobërdës në fushën e infrastrukturës rrugore, ndriçim publik, kanalizime dhe ujësjellës, bashkë me marrëveshjen për bashkëpunim, nismën dhe vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës për bashkëpunim me Komunën Samsun të Turqisë, në fushën administrative dhe teknike dhe të gjitha këto i ka rekomanduar për Kuvend Komunal, që do të mbahet më 28 korrik.

Komiteti i ka shtyrë për shtator Draft-planin aksional të veprimit për integrimin e komunitetit RAE në Komunën e Gjilanit, për periudhën 2016-2018, si dhe kërkesën e Njësisë për Kulturë, Rini e Sport për ndarjen e një shume prej 70 mijë euro, për teatrin e qytetit.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se draft-plani shtyhet për shkak se mungon sponzorizuesi i këtij materiali, ndërsa kërkesa e Kulturës, për shkak se është e nevojshme që të shikohen paraprakisht mundësitë buxhetore të Komunës.

Ndërkaq sa u përket kërkesave të opozitës, ajo ka thënë se do të diskutohen në seancën e Kuvendit Komunal, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunës dhe ai do të japë sqarime për të gjitha interesimet.

Bujar Nevzati (PDK), në emër të grupit të tij politik, ka kërkuar listën e punëtorëve të pranuar në konkursin e fundit dhe të atyre që punojnë me kontrata në shërbimin civil si dhe ka kërkuar informacione për gjendjen në kompaninë “Ecohigjiena”, e cila prej dje, siç ka thënë Nevzati, është në grevë.

Eco Higjiena

Këto kërkesa janë përkrahur edhe nga shefi i grupit të këshilltarëve të VV-së, Nevzad Isufi, i cili ka thënë se për shkak të grevës së punëtorëve në “Ecohigjienë”, sot kontejnerët u kanë mbetur para dyerve. Njëherësh, ai ka thënë se është kundër futjes në rend dite të kërkesave jashtë procedurave, siç është kjo e Kulturës.

Avdyl Aliu (LDK), shef i grupit, ka thënë se në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal do të trajtohen të gjitha këto çështje. Sa i përket kërkesës së Njësisë për Kulturë, ai ka thënë se nuk duhet votuar diçka, pa e ditur paraprakisht nëse ekzistojnë mundësitë financiare.

Zijadin Maliqi, drejtor për Financa, ka sqaruar se mundësitë ligjore nuk lejojnë ndarjen e kësaj shume prej 70 mijë euro, meqë edhe rishikimi i buxhetit është bërë tashmë. Kultura duhet të punojë me mjetet që i ka në dispozicion për këtë vit, ka thënë Maliqi.

Bashkim Nexhipi, koordinator i Njësisë për Kulturë, Rini e Sport, ka thënë se pagat mund t`i mbulojnë disi me buxhetin që kanë, por rrezikohet realizimi i tri shfaqjeve të planifikuara për sivjet.

Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se ne jemi gjithmonë për zgjidhje, por në këtë rast, kërkesa e Kulturës duhet të shtyhet për shtator, pasi që ka ardhur me vonesë dhe drejtori i Financave i sqaroi mundësitë buxhetore.Pikat tjera, KPF i ka miratuar pa diskutim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.