Eko Higjiena

KPF miraton propozim – buxhetin për vitin 2016

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zijadin Maliqi, drejtor për Financa, ka thënë se buxheti i përgjithshëm i planifikuar për vitin 2016, është 21.354.701 euro. Këto mjete do të sigurohen nga granti qeveritar – 17.354.701 euro dhe nga të hyrat vetanake – 4.000.000 euro.

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), të enjten, në mbledhjen e radhës për këtë vit, të cilën e ka drejtuar Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2016 si dhe pika të tjera të rendit të punës.

KPF rekomandoi për Kuvend Komunal edhe nismën për shpalljen e zonjës Hanife Malaj “Qytetare Nderi”, propozim-vendimin për përbërjen e Komitetit konsultativ të ekspertëve të planifikimit hapësinor, draft-rregulloren për tatimin në pronë, raportet e komisioneve të aksionarëve për ndërmarrjet publike “Ecohigjiena” dhe Stacioni i Autobusëve, propozimin për kompensimin e komisionit për emërtimin e rrugëve, raportin e korrje-shirjeve si dhe u njoftua me raportin e auditimit për pasqyrat financiare në komunën e Gjilanit, për vitin 2014.

Zijadin Maliqi, drejtor për Financa, ka thënë se buxheti i përgjithshëm i planifikuar për vitin 2016, është 21.354.701 euro. Këto mjete do të sigurohen nga granti qeveritar – 17.354.701 euro dhe nga të hyrat vetanake – 4.000.000 euro.

Ky buxhet do të shpenzohet për paga – 14.286.213 euro, për mallra dhe shërbime – 2.519.914, për shpenzime komunale – 562.200, për subvencione – 554.086 dhe për shpenzime kapitale – 3.432.288 euro. Pos ta pagat, te kategoritë tjera ka ulje të shpenzimeve për 12 për qind, me qëllim të mos preken investimet kapitale, ka thënë Maliqi.

Sipas tij, vitin e ardhshëm pritet të ketë donacione bukur të mëdha për komunën e Gjilanit.

Bujar Nevzati (PDK) tha se në tabelat buxhetore nuk figurojnë kërkesat e qytetarëve për investime, të cilat janë dhënë nëpër debatet publike, ndërsa Maliqi sqaroi se për shkak të kohës së shkurtër nuk ka qenë e mundur kjo të bëhet në formë tabelore, por siguroi se kërkesat do të përfshihen në planin e prokurimit.

Mobi Casa

KPF e ka rekomanduar për Kuvend Komunal edhe propozimin për shpalljen “qytetare nderi” të zonjës Hanife Mala, bashkëshorte e dëshmorit Rexhep Mala, që ka ardhur si nismë e kryetarit të Komunës. Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se propozimi është bërë duke u bazuar te meritat e zonjës Mala, si një grua e guximshme dhe e suksesshme, përballë sfidave dhe sakrificave me të cilat është përballur në jetë.

KPF rekomandoi edhe pikat tjera. Sipas rregullores së re për tatimin në pronë, komuna e Gjilanit ndahet në pesë zona tatimore dhe në dy nënzona, ndërsa norma tatimore do të jetë 0,15 dhe 0,17 për qind, varësisht prej kategorisë së pronës.

Siç dihet, Komuna e Gjilanit, nga viti 2015 ka bërë uljen e normës, e cila më herët ishte 0.25 për qind.
Përndryshe, opozita pati disa kërkesa, duke insistuar që ato të futen në rendin e ditës së seancës së Kuvendit Komunal, që mbahet brenda këtij muaji.

Bujar Nevzati (PDK) kërkoi të jetë një informatë për fillimin e vitit shkollor, përfshirë edhe pranimin e kuadrit mësimor, ndërkaq Sahit Abazi (PDK) kërkoi debat në Kuvend për, siç tha ai, disa akuza të kryetarit të Komunës ndaj këtij subjekti, pas dëmtimit të disa veturave zyrtare. Ata u përkrahen edhe nga Nevzad Isufi (VV), i cili përsëriti edhe kërkesën për një informatë për ndërtimet pa leje.

Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se informata për fillimin e vitit shkollor do të ofrohet në seancën tjetër të Kuvendit Komunal, meqë në kohën kur është planifikuar të mbahet seanca e shtatorit, drejtori i Arsimit do të jetë jashtë vendit.

Sa i përket kërkesave që kanë të bëjnë me kryetarin e Komunës, Avdyl Aliu (LDK) ka thënë se nuk është e nevojshme të futen në rend dite, si pikë e veçantë, sepse kryetari do të jetë i pranishëm në seancë dhe me siguri se do t`iu përgjigjet pyetjeve të këshilltarëve të opozitës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.