Fundamenti

KPF miraton kërkesat për ndarjen e parcelave për QKMF dhe Shtëpi të pleqve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), të hënën, në një takim të jashtëzakonshëm, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal, propozim-vendimin për revidimin e një pjesë të Planit Urban ”Kodra e Thatë”, propozim-vendimi për revidimin e një pjesë të Planit Zhvillimor Urban ”Qyteti i Gjilanit”, propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare, propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Shtëpisë për të moshuarit si dhe propozim-vendimin për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme private, për nevoja të shkollës fillore në lagjen “Dheu i Bardhë 2”.

Po ashtu, KPF ka miratuar edhe propozim-planin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) si dhe projekt-planin për transparencë të Zyrës së Informimit.
Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se këto kërkesa po shqyrtohen në takim të jashtëzakonshëm, meqë nuk kanë qenë të gatshme për takimin e rregullt, por ka sqaruar se për më tutje, të gjitha kërkesat do t`i ndjekin procedurat e rregullta, përfshirë dhe dëgjimin publik.

Sadudin Berisha, drejtor për Kadastër dhe Fadil Sherifi, shef i Sektorit të Planifikimit në Urbanizëm, kanë dhënë sqarime për të çështjet që kishin të bënin me revidimin e planeve dhe këmbimin pronësor.

Mundësia për revidim të një pjesë të planit në zonën “Kodra e Thatë”, ku planifikohet ndërtimi i QKMF-së, ekziston, meqë kanë kaluar pesë vjet nga koha kur plani është miratuar. QKMF-së do t`i ndahen 30 ari, kurse pjesa tjetër mbetet për banim kolektiv dhe hapësira rekreative.

Një pronë tjetër komunale, me sipërfaqe prej një hektari, është kërkuar në “Zabel..” për nevoja të ndërtimit të një shtëpie të pleqve. Donacioni për këtë projekt, është siguruar nga qeveria holandeze. Ambienti në këtë zonë është i përshtatshëm për një objekt të këtij destinimi.

Uji Dea

Kjo kërkesë, paraprakisht ka marrë mbështetje në dy komitetet tjera, në Urbanizëm dhe Kadastër. Edhe Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e ka vlerësuar si domosdoshmëri ndërtimin e një shtëpie të pleqve. Nexhat Hajrullahu, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se regjioni i Gjilanit ka nevojë për një shtëpi të pleqve.

Kurse në lagjen “Dheu i Bardhë 2”, kërkesa ka të bëjë me shkëmbim të një prone komunale me një pronë private, me sipërfaqe prej 314 m/2, për nevoja të ndërtimit të një shkolle fillore atje.

Po ashtu KPF ka miratuar edhe planin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi si dhe planin për transparencë, të Zyrës së Informimit dhe i ka rekomanduar për Kuvend Komunal.

Përndryshe, Komiteti ka vendosur që seanca e ardhshme e Kuvendit Komunal të mbahet më 29 shkurt./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.