KPF merr vendime të rëndësishme

Kamenicë – Komiteti për Politikë dhe Financa, në mbledhjen e fundit të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Bajram Dërmaku, ka aprovuar disa vendime të rëndësishme të cilat janë rekomanduar për seancën e fundit.
Për mbledhjen e fundit të KPF-së në Kamenicë nuk ka pasur shumë pika për shqyrtim. Të gjitha pikat për diskutim janë aprovuar dhe rekomanduar për seancën e radhës që do të mbahet më 27 maj 2014.
Në këtë takim të KPF-së ka marrë pjesë edhe Begzad Sinani derisa janë shqyrtuar edhe miratimi për ridestinim të mjeteve financiare të Projektit, aprovimi për Amandamentimin e Rregullores për ngarkesa, tarifa, taksa dhe gjoba komunale si dhe në KPF është shqyrtuar edhe kërkesa lidhur me projektin; “Renovimi i Xhamisë në Rogaçicë” nga Këshilli Lokal i fshatit Rogaçicë./rajonipress/