UBT

KPF jep propozimet për emërtimin e katër shkollave të reja

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjialn – Pas propozimeve të anëtarëve të KPF-së, veç e veç, u hodhën në votim propozimet e Këshillit të Shkollave gjegjëse, me ç’rast me shumicë votash, KPF vendosi që këto propozime t’i propozoi DKA për emërtimin e shkollave, si në vijim:
Për Gjimnazin e ri – Xhavit Ahmeti
Shkolla fillore Lagja VIII – Nazmi Hoxha
Shkolla fillore Lagja II – Sadulla Brestovci
Shkolla fillore e Zabelit të Sahit Agës – Ismajl Kadri

Në takimin e sotëm të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të udhëhequr nga Elisa Ymeri (në mungesë të kryesuesit Izmi Zeka), është debatuar për emërtimin e pesë shkollave (fillore dhe të mesme) në qytet, me ç’rast i ka propozuar Drejtorisë Komunale për Arsim emrat për katër shkolla.

Sipas konkluzioneve nga takimi i kaluar i KPF-së, anëtarët e KPF –së kanë pas një javë kohë t’i shqyrtojnë biografitë e 11 figurave të shquara nga fusha e shkencës, arsimit, kulturës, të cilat propozime janë dhënë nga Këshillat e shkollave përkatëse, për të propozuar pastaj KPF DKA-së, e kjo e fundit sipas ligjit, i rekomandon Ministrisë së Arsimit Shkencës e Teknologjisë (MASHT) për vendosje.

Hidromorava

Në mesin e propozimeve për emërtimin e pesë shkollave të Gjilanit (Gjimnazi i ri, shkollat fillore; Zabeli…, Lagja VIII dhe lagja II, si dhe shkollave e mesme e arteve), kishte të propozuar edhe emra të figurave të shquara me përmasa kombëtare. Emri i Esad Mekulit, i propozuar nga Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, për emërtimin e Gjimnazit të ri, ndonëse u arsyetua veprimtaria e Esad Mekulit, nuk hasi në përkrahje nga shumica e anëtarëve të KPF-së, me arsyetimin se do t’i japin përparësi emrave që i përkasin komunës së Gjilanit.

Kryetari i Komunës ishte kritik në vendosjen vetëm për emrat e figurave të Komunës së Gjilanit, që siç tha ai, duhet shikuar përtej interesave individuale, farefisnore e interesave tjera. “Duhet dhënë hapësirë emrave nga fusha të caktuara të jetës shkencore, të arsimit, kulturës, artit, etj, që i bëjnë nderë jo vetëm Gjilanit, por mbarë hapësirës shqiptare”, duke përmendur emrat si Esad Mekuli, Aleksandër Moisiu, etj.

Pas propozimeve të anëtarëve të KPF-së, veç e veç, u hodhën në votim propozimet e Këshillit të Shkollave gjegjëse, me ç’rast me shumicë votash, KPF vendosi që këto propozime t’i propozoi DKA për emërtimin e shkollave, si në vijim:
Për Gjimnazin e ri – Xhavit Ahmeti
Shkolla fillore Lagja VIII – Nazmi Hoxha
Shkolla fillore Lagja II – Sadulla Brestovci
Shkolla fillore e Zabelit të Sahit Agës – Ismajl Kadriu
Ndërsa nuk u vendos për emërtimin e shkollës së Arteve, ngase siç deklaruan shumica e anëtare të KPF-së, disa emra të propozuar (Adem Kastrati, Onufër Neokastriti dhe Musli Mulliqi), si emra nuk janë mjaftë të njohur për ne. Ndaj, KPF vendosi që për emërtimin e shkollës së Arteve të vendos në takimin e ardhshëm (javën e ardhshme)./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.