KPF-ja në Viti aprovon disa pika kyçe
Viti – KPF-ja ka mbajtur mbledhjen e shtatë të radhës ku janë shqyrtuar pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar- qershor 2015.
Ndërkaq poashtu ky komitet pasi shqyrtoj pikat e parapara me shumicë votash ka votuar për projekt rregulloren për komitetet konsultative për sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje në Komunën e Vitisë, Propozim Vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluejtshme të komunës së Vitisë, Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti për ndërtimin e xhamisë në fshatin Buzovik.
Gjithashtu gjatë këtij takimi komiteti ka vendosur për lirimin e Halil Bislim Musliut nga detyra e anëtarit të Komisionit Komunal të Aksionerëve në “Eco-Higjiena”./rajonipress/


