GRANDEMALL

KPF i rekomandon Kuvendit miratimin e një pakoje të masave lehtësuese për bizneset

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal, raporti financiar për periudhën janar-mars 2021, propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale përmes shprehjes së interesit, propozim-vendimin për formimin e komisionit vlerësues të ofertave, informatën rreth manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2021, kërkesën për lirim nga pagesa e të gjitha bizneseve të cilat janë duke shfrytëzuar hapësirat publike për qëllime biznesore si dhe kërkesën për kompensimin e komisionit për vlerësimin e ofertave.

Komiteti i dha përkrahje kërkesës së këshilltarit komunal, Burim Berisha (LDK), përkatësisht nismës së këshilltarit Nehat Osmani (VV) për miratimin e një pakoje të ndihmës për bizneset, duke e marrë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike në gjithë Kosovën, me theks të veçantë në Gjilan, si shkak i pandemisë Covid-19.

FIDANISHTJA

Kërkesa ka të bëjë me lirimin nga pagesa për këtë vit të të gjitha bizneseve që kanë në shfrytëzim hapësira komunale dhe që i përdorin ato për nevoja biznesore, lirimin nga pagesa për pranim teknik të lokalit për bizneset e reja si dhe lirimin nga pagesa e qirasë mujore për vitin 2021 të bizneseve që shfrytëzojnë lokale në pronësi komunale.

Sa i përket propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, ku arsyetimin e dha drejtori i Kadastrës, Sali Fazliu, i cili sqaroi se bëhet fjalë për një ngastër prej 3.5 ha në Bresalc, anëtarët e Komitetit kërkuan që njëkohësisht të bëhet një zgjidhje për lokacionin e varrezave të lagjes, të cilat gjenden brenda kësaj hapësire, pavarësisht statusit të tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.