Eko Higjiena

KPF i hap rrugë këmbimit të pronës komunale me pronën shtetërore për nevoja të FSK-së

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën drejtimin e kryesuesit Kushtrim Kadriu, në mbledhjen e sotme, pas një debati polarizues në relacionin pozitë-opozitë, ka rekomanduar për Kuvend propozim-vendimin për lejimin e këmbimit të pronave komunale me pronat e shtetërore si dhe propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Rajonale për patentë-shofer, të cilat i ka arsyetuar drejtori i Kadastrës, Bekim Salihu.

Ai ka thënë se këto prona, shumica prej tyre në Livoç të Epërm, kërkohen për ndërtimin e një baze ushtarake për FSK-në, të cilës i janë marrë prona nga Komuna e Gjilanit për nevoja publike. Kurse Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar një lokacion për ndërtimin e një Qendre rajonale për patentë-shofer në Gjilan.

Unanimisht janë rekomanduar propozim-vendimi për subvencionimin e shtesave për lehona, ndryshim-plotësimi i vendimit për emërimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, sikurse edhe komisioni rekrutues për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv/drejtorëve në IEAA, komisioni për plotësim ndryshimin e rregullores për ndarjen e bursave, raporti i suksesit të nxënësve në gjysme vjetorin e parë të vitit shkollor 2023/2024, propozim-ndryshimi i një anëtari në përbërjen e KKSB, propozim-ndryshimi i një anëtari në komisionin komunal për vlerësimin e figurave dhe personaliteteve historike.

Uji Dea

Po ashtu, KPF ka rekomanduar edhe shfuqizimin e planit për Integritet Komunal 2023-2027.

Ndërkaq u shtynë për më vonë, kërkesa e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë për aprovimin e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera për vitin 2023, me arsyetim se materiali është i mangët, diskutimi rreth hapjes se drejtimeve të reja në shkollat profesionale që mundësojnë punësim të gjeneratave të reja, me arsyetim se ka ende kohë për shqyrtimin e kësaj pike, si dhe raporti i punës i kryetarit të Komunës për vitin 2023, me arsyetim se materiali nuk është dërguar ende. Me kërkesën e përfaqësuesit të LVV u shty për seancën tjetër edhe informata rreth manifestimit ‘Flaka e Janarit’ 2024./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.