ARKATANA

KPF i dha mbështetje nismës për deshifrimin e mbishkrimeve të varrezave të periudhës osmane

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Anëtarët e Komitetit kërkuan që të përfshihen edhe periudhat tjera, hebraike dhe romake, por u tha se për këtë duhet projekt tjetër, meqë FSI nuk e ka paraparë këtë dhe ndoshta nuk ka as ekspertë që mund t`i bëjë deshifrimet e periudhave tjera.

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën udhëheqjen e Shpresa Kurteshit-Eminit, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal draft-rregulloren për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve, draft- statutin e Qendrës Kulturore Evropiane, propozim-vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në Zonën “B 4“ në kuadër të PRRU “Kodra e Thatë”, propozim-vendimin për ndryshimin e destinimit të planifikuar në një pjesë të parcelës kadastrale në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, propozim-vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme komunale, propozim-vendimin për formimin e Komisionit vlerësues të ofertave.

Po ashtu, për Kuvend u rekomandua edhe informata për suksesin në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2020-2021 dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë si dhe kërkesa e Fakultetit të Studimeve Islame për mbështetjen financiare të projektit për deshifrimin e varrezave të periudhës osmane, të cilin e paraqiti drejtoreshe për Kulturë, Deniza Limani.

UBT

Anëtarët e Komitetit kërkuan që të përfshihen edhe periudhat tjera, hebraike dhe romake, por u tha se për këtë duhet projekt tjetër, meqë FSI nuk e ka paraparë këtë dhe ndoshta nuk ka as ekspertë që mund t`i bëjë deshifrimet e periudhave tjera.

Propozim-vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në Zonën “B 4“ në kuadër të PRRU “Kodra e Thatë” si dhe propozim-vendimi për ndryshimin e destinimit të planifikuar në një pjesë të parcelës kadastrale në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, të cilat i paraqiti drejtori i Urbanizimit, Bekim Bajrami, zgjuan interesim e opozitës (LVV e PDK), të cilat nuk i mbështeti këto ndryshime me arsyetim se janë të paligjshme.

Sa i përket propozim-vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme komunale, sqarime dhe përgjigje sipas interesimit të anëtarëve të KPF dha Sali Fazliu, drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.