Eko Higjiena

KPF e vlerëson të rëndësishme rregulloren për largimin e objekteve të përkohshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komiteti për Politik e Financa ka mbajtur sot mbledhjen e XI-të të rregullt me që rast janë shqyrtuar disa pika me rëndësi.

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë Naim Pira, ka njoftuar anëtarët e KPF-së për konfirmimin e vendimeve të Kuvendit në harmoni me ligjet në fuqi, nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ndërsa për mbledhjen e sotme të KFP-së , ishte paraparë propozim rregullorja për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronë publike dhe propozim vendimi për shpalljen e diskutimit publik.

Këtë propozim rregullore e prezantoi drejtori i Drejtorisë Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit Ajet Sallahu, i cili përmendi rëndësinë dhe efektin që do ta ketë kjo rregullore.

Mobi Casa

Ai ka prezantuar edhe draft rregulloren për dhënien e lejeve mjedisore komunale dhe propozim vendimin për shpalljen e diskutimit publik, qëllimi i së cilës është parandalimi dhe zvogëlimi i ndikimit negativ në mjedis të shkaktuar nga subjektet publike e private, në rastet e realizimit të veprimeve dhe projekteve të cilat mund të shkaktojnë çrregullime në mjedis.

Që të dyja këto propozim rregullore të propozuara nga drejtoria e Urbanizimit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit u aprovuan nga anëtarët e KPF-së, për të proceduar në seancën e ardhshme të kuvendit.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe pikat të tjera si: propozim vendimi për shpalljen e zonës ekonomike në kuadër të zyrës në Budrikë e Epërme, propozim vendimi për fillimin e iniciativës dhe veprimeve përgatitore për aplikim në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për themelimin e Zonës ekonomike në Budrikë, Draft strategjia komunale kundër dhunës në familje 2016-2018, si dhe plani lokal i veprimit për Riintegrim të të Riiatdhesuarit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.