KPF e Vitisë diskuton rreth rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore
Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt derisa në të janë shqyrtuar pasqyrat financiare për periudhën Janar-Qershor 2016 si dhe Propozim vendimi i dokumentit për vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në Komunën e Vitisë.
Po ashtu janë paraqitur edhe dy informata njëra nga Drejtoria e Arsimit që ka të bëjë me testin e arritshmërisë dhe të maturës për vitin 2015/2016.
Ndërsa informata tjetër është paraqitur nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural rreth procesit të korrje-shirjes./rajonipress/

