Fundamenti

KPF e Vitisë diskuton për raportin e zyrës së prokurimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Është mbajtur mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë e Financa, ku janë diskutuar për disa pika të rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje. Anëtarët e këtij komiteti kanë miratuar që të procedohet në kuvend propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër, pronën e paluajtshme të Komunës Kompanisë, KKDFE SH.A. “KEDS” J.S.C. për vendosjen e një trafo elektrike.

Ndërsa në këtë mbledhje, u paraqit edhe një raport i Zyrës së prokurimit të cilin e prezantoi përgjegjësi i kësaj zyre Fadil Abazi, që edhe iu përgjigj pyetjeve dhe interesimeve të anëtarëve të KPF-së në lidhje me punën e Zyrës së prokurimit.

Fundamenti

Ky raport, ishte i paraparë që t`i raportohet vetëm anëtarëve të Komitetit për Politikë e Financa dhe jo të vazhdohet më tutje, pasi që raporti i punës gjashtë mujore i kryetarit të komunës Sokol Haliti që do të jetë në rend dite në seancën e javës së ardhshme, është gjithëpërfshirës, ka thënë kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira.

Pikë tjetër e kësaj mbledhje e që do të jetë edhe në seancën e radhës, ishte Raporti i punës Janar-Qershor 2016, i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, që e paraqiti zv.kryetari i komunës Hasan Aliu. /rajonipress/