Eko Higjiena

KPF e Vitisë diskuton për pasqyrat financiare janar – qershor 2021

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Komiteti për Politikë e Financa, ka mbajtur sot mbledhjen e gjashtë, ku në rend dite ishin: Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-qershor 2021, dhe propozim vendim për caktimin e komisionit për interesim, vlerësim dhe poentim të kandidateve të cilët kanë konkurruar në konkurset publike për pozitat drejtor, zv drejtor të shkollave fillore – mesme dhe çerdheve të fëmijëve të Komunës së Vitisë.

Duke raportuar për pikën e parë të rendit të ditës, drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Ibrahim Rama, tha se buxheti i komunës së Vitisë, gjatë këtij gjashtëmujori, është shpenzuar për 75.19%, krahas planit të paraparë.

FIDANISHTJA

Ndërsa për të hyrat vetanake në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Rama tha se janë inkasuar 496.164 euro, nga 404.967 siç ishte planifikuar që shprehur në përqindje, është arritur në 122% realizim më i lartë.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, inkasimi është i të hyrave është më i lartë për 185%./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.