UBT

KPF diskuton për emërtimin e shkollave

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në takimin e sotëm të Komitetit për Politikë dhe Financa, të kryesuar nga Izmi Zeka në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Komunës Qemajl Mustafa u diskutua ekskluzivisht për emërtimin e institucioneve të arsimit në Komunën e Gjilanit, në mënyrë të veçantë emërtimet e disa shkollave fillore dhe të mesme të ndërtuara pas luftës të cilat akoma janë të pa emërtuara.

Fillimisht drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Bujar Nevzati, solli propozimet që kanë ardhur në DKA nga shoqëria Civile, Shoqata e shkrimtarëve, Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e të Burgosurve Politik, nga OJQ e grupe të ndryshme të qytetarëve, për emërtimin e shkollës në Zabelin e Sahit Agës, shkollën e Arteve, gjimnazin e ri, shkollën në lagjen VIII, në lagjen II, etj., emra këta të respektuar dhe të shquar në fusha të ndryshme, jo vetëm të Komunës së Gjilanit.

Duke pasur parasysh kompetencat e Komunës së Gjilanit në këtë fushë, bazuar në statutin dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, e në anën tjetër poashtu kompetencat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë së Qeverisë së Kosovës, mbi emërtimin e institucioneve të arsimit, diskutimet e anëtarëve të KPF-së u fokusuan në këtë relacion.

Kryesuesi Izmi Zeka, kërkoi respektimin e normave sipas hierarkisë së pushteteve, i cili mori për bazë udhëzimin administrativ të MASHT-it, i cili sipas kësaj vendos për emërtimet e institucioneve arsimore në të gjitha nivelet në Republikën e Kosovës, por që LVL ndonëse në mënyrë jo – eksplicite thotë që Komuna nuk e delegon këtë të drejtë.

UBT

Pra që të gjithë anëtarët e KPF-së u dakorduan që të gjitha veprimet në këtë drejtim të bëhen konformë ligjeve përkatëse që e rregullojnë këtë fushë.

Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, morri përsipër t’i shkruaj një letër MASHT-it për harmonizimin e udhëzimit administrativ me LVL-në, sa i përket emërtimit të institucioneve arsimore ngase ky udhëzim në këtë aspekt bie ndesh me LVL-në. Pra kjo kompetencë do të duhej t’i takoj Komunës.

Megjithatë nga ky takim KPF, u pajtua që deri në takimin e radhës (java e ardhshme) të sillen biografitë e emrave të propozuar, në mënyrë që të verifikohen ata, pastaj propozimet konkrete i dërgohen DKA-së e cila në bashkëpunim me këshillat e shkollave i rekomandon MASHT-it për miratim./rajonipress/

Mund të ju interesoj: