UBT

KPF debaton për pasqyrat financiare për periudhën janar – shtator 2020

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Është mbajtur të martën mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë e Financa, meqë rast janë shqyrtuar një varg pikash të rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje, të cilat me pas edhe janë aprovuar dhe proceduar për seancën e Kuvendit Komunal.

Ndër pikat që më së shumti u diskutua në këtë mbledhje, ishte ajo e pasqyrave financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-shtator 2020.

Fundamenti

Ndërkohë që anëtarët e KPF-së, aprovuan pikat e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të propozim rregullore për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, propozim vendimi për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të ankandit publik për dhënien e pronës në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë, propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të Pronës Komunale NPSH “ARENA SPORT” në Kabash, pastaj nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal e kryetarit të komunës së Vitisë me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj, propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të komunës së Vitisë me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj, propozim vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj.

Njëkohësisht u dha një informatë lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Vitisë për vitin e përfunduar me 31.12.2019, u prezantua plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga zyra Kombëtare e Auditimit për Vitin 2019, një informatë e prokurimeve dhe kontratave të nënshkruara për nëntëmujorin 2020, si dhe një informatë për raportin e performances për vitin 2019 të Komunës së Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.