UBT

KPF aprovon disa propozime të rëndësishme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa të gjitha pikat e parapara të rendit të ditës janë miratuar dhe kanë kaluar për në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.

Në takimin e Komitetit për Politikë dhe Financa janë propozuar për seancën e radhës së Kuvendit Komunal dhe janë aprovuar për tu dërguar tutje disa pika që kanë të bëjnë me rishqyrtimin e vendimit për kufizimin e ofrimit të shërbimeve me pagesën e faturave për mbeturina dhe ujë.

GRANDEMALL

KPF ka vendosur dhe shqyrtuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e komunës së Kamenicës, si dhe ka shqyrtuar propozimin për ndarjen e mirënjohjeve për këshilltarët e përbërjes së parë të Kuvendit të komunës së Kamenicës, të zgjedhur pas vitit 1999,e propozuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Mavriqi që këto mirënjohje të ndahen për nder të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjithashtu anëtarët e KPF-së kanë aprovuar edhe ridestinimin e mjeteve të drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.