UBT

Kozniku uron Mustafin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deri më tani, Ardian Kozniku ishte futbollisti më i suksesshëm shqiptar. Gjakovari ishte fitues i një medalje të bronztë në Botërorin e vitit 1998, në të cilin e kishte zënë vendin e tretë me Kroacinë.

Por, Kozniku nuk është më shqiptari më suksesshëm. Primatin ish sulmuesit të famshëm ia ka marr futbollisti tjetër shqiptar, Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi nga Maqedonia të dielën mbrëma fitoi medalje të artë në Botëror. 22 vjeçari u bë futbollisti i parë shqiptar që e fiton titullin e kampionit botëror.

Me Gjermaninë, Mustafi e fitoi medaljen e artë, duke e thyer rekordin e Koznikut.

Pavarësisht se më nuk është futbollisti më u suksesshëm shqiptar, Kozniku e uron përzemërsisht Mustafin për të arriturën e tij shumë të madhe me Gjermaninë.

Kozniku ndihet krenar për faktin që një futbollist shqiptar më në fund është kampion i botës në futboll.

“Me të vërtet më ka ardhur shumë mirë për Shkodranin që u stolis me medalje të artë. E uroj nga zemra dhe duhet të jemi krenar të gjithë shqiptarët për suksesin që e arriti ky futbollist i shkëlqyeshëm i yni”, ka deklaruar Kozniku për gazetën “Zëri”.

Mobi Casa

Sipas Koznikut, çdo përparim i cilitdo futbollist shqiptar nënkupton përparim e përfitim të futbollit mbarëkombëtar dhe krijim të një imazhi pozitiv në glob.

Kozniku krenohet edhe me shqiptarët e Zvicrës

Përveç Shkodran Mustafit, në “Brazili 2014” me sukses u paraqitën edhe pesë futbollistët shqiptarë të Zvicrës: Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka e Valon Behrami, por edhe Adnan Januzaj me Belgjikën.

E këta djem ia kanë bërë “zemrën mal” Ardian Koznikut.

“Sa i përket Shaqirit, Xhakës, pra futbollistëve që luajtën me reprezentacione tjera, të gjithë ata na kanë zbardh fytyrën neve si shqiptarë”, theksoi Kozniku. “Duhet të jemi shumë krenarë me këta futbollistë dhe me paraqitjet e tyre në Botëror”, pohoi ish reprezentuesi kroat.

Përpos, lojtarit të rëndësishëm të Zvicrës, Valon Behrami, të gjithë futbollistët tjerë shqiptarë të saj kanë shënuar gola. Madje, Shaqiri e ka realizuar një “hat-trick”. /Zëri/