UBT

Kozniku se shpejti në përfaqësuesen e Kosovës?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish futbollisti i shquar i Kosovës, Ardian Kozniku shumë shpejt pritet të jetë pjesë e përfaqësues së Kosovës në futboll.

Njeriu që me Kombëtaren e Kroacisë, ka fituar medaljen e bronzte në Kampionatin Botëror të vitit 1198, pritet që shumë shpejt të jetë pjesë e Shtabit Teknik të përfaqësues sonë.

Burime të KosovaPress-it brenda Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), kanë bërë të ditur se kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri është duke biseduar me Koznikun për mundësinë që ai të jetë pjesë e përfaqësues sonë.

“Kryetari Vokrri është duke biseduar me Koznikun për të shikuar mundësinë që ish sulmuesi i njohur të jetë pjesë e Shtabit Teknik të përfaqësues sonë”, ka thënë zyrtari i FFK-së.

ARKATANA

Por cili do te jetë funksioni i Koznikut në përfaqësuesen tonë? Sipas zyrtarit të FFK-së, Kozniku nuk ia rrezikon pozitën selektorit aktual, Albert Bunjaku, por ish futbollisti gjakovar mund të angazhohet në cilësinë e koordinatorit të përfaqësues.

Kozniku ka disa vite që është duke e kryer zejen e trajnerit në Kroaci. Ndryshe, ish futbollisti disa skuadrave elitare në Kroaci pak ditë më parë në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se është i gatshëm, dhe se ka bagazh të mjaftueshëm për ta ndihmuar përfaqësuesen e Kosovës, madje ai ka thënë se është i aftë edhe për të marr “timonin” e përfaqësues sonë. Kozniku kishte thënë se më dëshirën më të madhe do ta priste ftesën e Kosovës.

“Si çdo trajner unë kam shprehur gatishmërinë dhe e ndje vetën se jam i gatshëm të kontribuojë. Unë e ndjeje vetën si lojtar dhe si trajner këtyre viteve ku kam bërë gara edhe me ekipet si Dinamon apo Lokomotivon, por edhe si trajner më kategori të reja. Kështu që kam një përvojë të mirë dhe kam shijuar përvoja të shumta edhe nga gjeneratat e mëhershme dhe kam mësuar nga ta. Nuk e di kush do ta refuzojë ftesën që e thirr Kosova”, kishte deklaruar Kozniku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.