Hidromorava

Kozniku flet për gjasat e Kroacisë në Kupën e Botës dhe se a ka hequr dorë nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-futbollisti i njohur nga Kosova, Ardian Kozniku, ka folur ekskluzivisht për emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7 lidhur me Kupën e Botës “Katar 2022”, në veçanti për Kombëtaren e Kroacisë.

Kozniku ka qenë pjesë e Kroacisë në Kupën e Botës të vitit 1998 në Francë, ku kroatët u stolisën me medalje të bronztë – shkruan Gazeta Express.

Ish-futbollisti i Prishtinës dhe Vëllaznimit fillimisht tha se çdo turne i tillë pritet me emocione të mëdha, pasi që luajnë ekipet më të mira.

Pastaj për Kroacinë, që e luan nesër ndeshjen e parë kundër Marokut në Katar, Kozniku u shpreh: “E vërtetë që ka shumë futbollistë në moshë. Por, e kanë bërë një kombinim mes të rinjve dhe vjetërve. Në këtë rast ka mbetur thelbi me lojtarët me përvojë, zemra e ekipit, si Luka Modric që po shkëlqen ende me Real Madridin”.

“Në Kroaci po presin me padurim pasi kanë regjistruar rezultate të mira në Ligën e Kombeve. Pritet një rezultat i favorshëm, edhe pse futbollistët e respektojnë Marokun”, shtoi 55-vjeçari.

Ish-futbollisti gjakovar tutje foli edhe për favoritët e këtij turneu.

Fundamenti

“Për momentin në letër favoritë janë Brazili, Argjentina, Spanja, Anglia, Gjermania. Mirëpo, e pamë edhe vetë se ka befasi. Por, është ende vetëm xhirojae parë. Megjithatë, nuk ka ekip për ta nënçmuar. E kemi edhe Zvicrën, mos të harrojmë. E dimë që shumë shqiptarë të shumë shteteve anojnë për të”, tha Kozniku.

Ish-reprezentuesi i Kroacisë, i cili është ndihmës-trajner te skuadra nga Kuvajti, Al-Arabi SC, tha se, nëse do të ketë mundësi, do ta ndjek ndonjë ndeshje të Kupës së Botës në Katar.

“Për momentin jemi në pushim. Kemi 7 ditë pushim. Nëse na jepet mundësia do të shkojmë. Jemi në fazën përgatitore. Nuk e di”.

Ardian Kozniku në fund u pyet edhe nëse ka hequr dorë nga synimi për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës.

“Unë jam i gatshëm, e kam thënë që 15 vjet. Por, për momentin jam duke punuar. Kosova e ka selektorin. Dëshira e çdo trajnerit është të jetë pjesë e reprezentacionit”, tha ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.