Fundamenti

Kozniku: E lus Kosovën të mos e harrojë UÇK-në, le të veprohet si Kroacia

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Ardian Kozniku, ka qenë në lidhje direkte në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7.

Kozniku, i cili ka luajtur për Kroacinë, tha se nuk është befasuar aspak për kualifikimin e tyre, shkruan Gazeta Express.

“Nuk jam befasuar aspak. Brazili ka qenë prej fillimit kandidati numër 1. Për Kroacinë nuk është çudi që ka ardhur këtu. Kanë një ekip fantastik. Atmosfera është fantastike. Është për ta respektuar. Me plot meritë ka ardhur deri këtu”, tha fituesi i medaljes së bronztë në Kupën e Botës të vitit 1998.

Uji Dea

Kozniku komentoi edhe deklaratën e trajnerit të Kroacisë, Zlatko Dalic, i cili pas ndeshjes fitoren ia dedikoi popullit kroat dhe çlirimtarëve të këtij vendi.

Ardian Kozniku bëri thirrje që Kosova të mos e harrojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

“Kroacia luajti për çlirimtarët, 3 mijë shqiptarë kanë luftuar për Kroacinë. Unë u kam thënë miqve të mi në Kosovë se duhet me qenë të gjithë krenarë me UÇK-në. Ushtarët që kanë çliruar Kosovën, kanë derdhë gjak që sot të luajë reprezentacioni i Kosovës dhe të merr pjesë në garat kualifikuese. Dashtë Zoti që Kosova sa më shpejt të kualifikohet në Kampionat Botëror apo Evropian, dhe i kisha preferuar që të mos i harrojnë luftëtaret, sikurse Kroacia. Unë jam krenarë dyfish, pasi 3 mijë shqiptarë kanë luftuar për Kroacinë”, u shpreh Kozniku. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.