UBT

Kouchner pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-ministri i Jashtëm i Francës dhe ish-kreu i UNMIK-ut, Bernard Kouchner, është shprehur pro një shkëmbimi territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, një çështje që po përflitet shumë kohëve të fundit, sidomos pasi presidenti Hashim Thaçi po e shtyn përpara idenë e tij për “korrigjim kufijsh” me Serbinë në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare me fqinjin verior.

Në një bisedë me gazetën franceze “Le Monde”, Kouchner ka thënë se shkëmbimi i territoreve mes dy vendeve është “një zgjidhje e mirë”.

Ish-shefi i UNMIK-ut thotë se i mbështet “bisedimet shpërthyese” që po zhvillohen mes Prishtinës dhe Beogradit rreth trasimit të kufijve.

“Nuk mund të luftojmë kundër faktit se Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi janë dakord rreth një shkëmbimi të tillë… E kush jem ne për ta kundërshtuar dhe për ta penguar?”, ka theksuar Bernard Kouchner për “Le Monde”, shkruan kallxo.com

FITORJA

Çështja e shkëmbimit të territoreve është rikthyer në skenë sidomos pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar për një “korrigjim të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas presidentit Thaçi, një korrigjim i tillë i kufijve do të nënkuptonte bashkimin me Kosovën të asaj që njihet si Lugina e Preshevës.

Deri më tani, Hashim Thaçi nuk ka treguar se çka do të merrte Serbia në një situatë kur Presheva, Bujanoci e Medvegja do të bashkoheshin me Kosovën. Rreth kësaj ideje ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar të Beogradit.

Një takim i radhës Thaçi-Vuçiq në Bruksel, gjatë të cilës mund të hidhet në tavolinë ideja e presidentit kosovar, pritet të zhvillohet nesër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.