UBT

Kouchner: Kurrë nuk kam dëgjuar për “Shtëpinë e verdhë”

/ 1 minutë lexim

Ish ministri i Jashtëm i Francës dhe shefi i administratës së UNMIK-ut në Kosovë në periudhën e parë të vendosjes së administratës së Kombeve të Bashkuara pas 12 qershorit të vitit 1999 Bernard Kouchner, ka mohuar se ka dëgjuar ndonjëherë për të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë” në Shqipëri, ku sipas pretendimeve të Dick Martit, është bërë trafiku i organeve të serbëve të zënë rob nga ana e UÇK-së.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për trafik organesh kur kam qenë në detyrë (shef i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK)…, kurrë, kurrë”, është shprehur Kouchner.

RCCOLA

“Kemi pasur 45 mijë ushtarë në rajon, përfshi edhe në Shqipëri, kishim policinë dhe gjithë stafin ndërkombëtar dhe asnjëherë nuk dëgjuam për këtë trafik organesh”, u ka thënë të premten mediave Kouchner, gjatë një qëndrimi në Prishtinë.

“Tash e keni EULEX-in këtu, ata janë në detyrë, janë profesionist dhe mund t’i pyesni ata. Unë kurrë nuk e kam parë këtë ‘shtëpi të verdhë, gjelbër apo të përpurtë”, theksoi diplomati francez./Indeksonline/