United Hospital

Kouchner i kënaqur me Kosovën, por thotë se pajtimi etnik do shumë kohë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Bernard Kouchner që e kishte qeverisur Kosovën në vitet e para të çlirimit është kthyer në Prishtinë. Dekada më vonë ai po kënaqet me atë që po sheh derisa ka porosi për qytetarët e Kosovës për përmbajtje nga pritjet e mëdha.
Francezi që udhëhoqi me vendin menjëherë pas luftës tha se Kosova ka përparuar ndonëse këtë sipas tij, vendorët e kanë zor ta vërejnë.

“Është mbreslënës, një qytet i vërtetë. Kosovarët nuk e vërejnë se sa ka ndryshuar. Të gjitha këto ndërmarrje, objekte, lokale, rrugë por që po shoh këtu se ka ende gjëra misterioze dhe frikë për të ardhmen. Qytetarët këtu nuk e kanë besimin e plotë ”, tha Kouchner për Klan Kosovën.

Kouchner ishte njeriu që i ra barra ta rikthejë jetën në një vend të shkatërruar nga lufta. Pavarësisht se kishte pushtet të madh, pothuajse sa të një mbreti, Misioni ishte i vështirë.

“E kuptova shumë shpejt se kjo nuk ishte e mundur derisa njerëzit nuk flisnin mes vete. Ka psur shumë masakra, dhunë, luftë. Nuk kishte rrymë Obiliqi, nuk funksiononte. Kishte vrasje të përditshme. S’kishte polici, kishte edhe 3-4 qeverisje Rugova, Thaçi, qeveria e përkohshme serbe dhe unë që isha i ngarkuar’, shpjegoi ai.

Për shkak të ngjarjeve të luftës por edhe të rrethanave pas saj ai tha se e kishte zor të besonte se Kosova mund të pavarësohej.

Por tani kur kjo është bërë, ai e sheh pajtimin etnik si problem, zgjidhja e të cilit do goxha kohë.

“Po t’i bëhesh dy palët bashkë duhet dy gjenerata. 40 vjet e 20 vetëm kanë kaluar.

UBT

Kouchner kritikon kosovarët: Asnjë evropiani nuk iu dha fjala në seancën e 10 vjetorit të Pavarësisë

Ish-kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kouchner, është kthyer në Prishtinë, për të marrë pjesë në festimet për 10-vjetorin e Pavarësisë.
Kouchner, ish-ministër i Jashtëm i Francës në kohën e presidencës së Nicolas Sarkozyt, ka thënë se Kosova ka përparuar ndër vite, ndonëse këtë sipas tij, vendorët e kanë zor ta vërejnë.

Diplomati francez, që ka udhëhequr Kosovën menjëherë pas luftës, ka folur edhe rreth seancës solemne të mbajtur nga Kuvendi i Kosovës, për 10-vjetorin e Pavarësisë, të dielën.

Kouchner, pjesëmarrës në këtë seancë, bashkë me shumë figura të njohura të huaja, ka pasur një vërejtje rreth organizimit.

Ai ka thënë se në këtë seancë, asnjë evropiani nuk ia dha fjala.

Nga mysafirët, fjalë rasti, para deputetëve, ka mbajtur kongresisti amerikan, Eliot Engel, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.