Fundamenti

Kosumi ka pritur në takim Kryetarin e Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan e ka vizituar Rexhep Gyndyz, Kryetar i Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë Kosovë – Shkup. Ai me këtë rast ka uruar Bajram Kosumin, rektor në Universitetin “Kadri Zeka” për postin e ri, duke theksuar se ndihet sikurse në shtëpinë e tij kur qëndron në këtë institucion.

Nga ana e tij rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, e ka falënderuar Rexhep Gyndyz, Kryetar i Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë Kosovë – Shkup për vizitën dhe për angazhimet e tij të deritashme për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, sidomos në arsim e në ekonomi, ndërkohë që e ka informuar edhe për aktivitete, organizimet dhe punën e Universitetit.

FIDANISHTJA

Rektori Kosumi dhe kryetari Gyndyz kanë bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka” , Shoqatës së Shqiptarëve për Solidaritet dhe Kulturë në Bursa të Turqisë, komuniteti Shqiptar në Turqi dhe Universiteteve të Bursës së Turqisë. Ata shprehen gatishmërinë e lartë që të bashkëpunojnë mes vete duke shfrytëzuar çdo resurs të mundshëm që do të kontribuonte për ngritjen e nivelit akademik dhe arsimor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.