ARKATANA

Kosumi ju ka dhënë medaljet fituesve të garës së dhjetë ndërkombëtare të verërave organizuar në Maribor të Sllovenisë

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan u ka dhënë medaljet dhe diplomat fituesve, prodhues të verërave të Republikës së Kosovës , të cilët janë shpërblyer me dy çmime ndërkombëtare për cilësi në verë të bardhë dhe të kuqe në garën e dhjetë ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Mariborit në Slloveni.

Rektori Bajram Kosumi tha se, ky rast ka qenë një kënaqësi e veçantë sepse sipas tij çmime të tilla e nderojnë Universitetin “Kadri Zeka”, prodhuesit e verërave si dhe vendin – Republikën e Kosovës.

Rektori Kosumi ka shtuar se në një pjesëmarrje të 30 prodhuesve të verërave nga 13 shtete të ndryshme të Evropës, prodhuesit e verarisë në Kosovë janë vlerësuar më të mirët dhe atë, vendi i parë i është ndarë verarisë RAHVERA ndërsa vendi i tretë verarisë DAKA dhe verarisë SEFA WINE.

Nga ana e tij Hamëz Rama nga Shoqata e Verëtarëve të Kosovës “Enologjia”, ka falënderuar Universitetin “Kadri Zeka” që po krijon mundësi për bizneset kosovare, që tregun e punës ta zgjerojnë në nivel ndërkombëtar.

Ai ka thënë se mbrojtja e interesave të prodhuesve të verërave karshi institucioneve lokale dhe qendrore dhe zhvillimet në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, janë misioni dhe vizioni i shoqatës që ai drejton.

Uji Dea

Edhe përfaqësuesit e verarive që janë shpërblyer me çmime, kanë falënderuar drejtuesit e Universitetit “Kadri Zeka” për përkrahje dhe mbështetje, duke thënë se falë mundësisë që iu është dhënë nga UKZ, tani ata janë të barabartë në tregun e punës karshi vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndryshe, në muajin shator të këtij viti, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan u ka mundësuar dhjetë prodhuesve të verërave të Kosovës që të garojnë në garën e dhjetë ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Mariborit në Slloveni.

Ky organizim është vlerësuar mjaft i rëndësishëm, duke i dhënë kështu mundësinë verëtarëve të Kosovës të plasojnë verërat e tyre në tregun e Unionit Evropian.

E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Universitetin e Mariborit në Slloveni dhe me Shoqatën e verëtarëve të Kosovës “Enologjia”.

Në garat e 10-ta ndërkombëtare të verërave organizuar nga Universiteti i Mariborit dhe Universiteti “Kadri Zeka”, kanë marrë pjesë 30 prodhues të verërave nga 13 shtete të Unionit Evropian./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.