Kosumi e Gyndyz flasin për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe të ekonomisë

Gjilan – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” ka pritur në takim Kryetarin e Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë. Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar për një vizitë Rexhep Gyndyz, Kryetar i Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë, ku është pritur në takim nga Bajram Kosumi, rektor në Universitetin “Kadri Zeka”.
Rektori Kosumi e ka falënderuar kryetarin Gyndyz për vizitën dhe për angazhimet e tij të deritashëm për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, sidomos në arsim e në ekonomi, ndërkohë që e ka informuar edhe për aktivitetet, organizimet dhe punën e Universitetit.
Njëherësh gjatë këtij takimi Kosumi dhe Gyndyz kanë bashkëbiseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka”, Shoqatës së Shqiptarëve për Solidaritet dhe Kulturë në Bursa të Turqisë, komuniteti Shqiptar në Turqi dhe Universiteteve të Bursës së Turqisë.
Ata shprehen gatishmërinë e lartë që të bashkëpunojnë mes vete duke shfrytëzuar çdo resurs të mundshëm që do të kontribuonte për ngritjen e nivelit akademik dhe arsimor./rajonipress/