Mobi Casa

Kosumi: Arben Dërmaku ka qenë nxitësi i reformimit të Arsimit të Lartë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbajtur mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Arben Dërmakut, themelues dhe ish- Rektor i këtij universiteti.

Rektori Bajram Kosumi, ka shprehur ngushëllimi për familjarët miqtë dhe kolegët të tij. Rektori Kosumi ka thënë se Profesori Arben Dërmaku ka qenë nxitësi i reformimit të Arsimit të Lartë në Kosovë.“Fatet jetësore janë të tilla, ai ka shkuar, por pas vetes kemi punën e madhe dhe njëkohësisht edhe pikëllimin. Ai ka qenë një prej ekonomistëve më të mirë të Kosovës. Ai ka qenë nxitës i reformimit të Arsimit të Lartë në Kosovë. Ai njihet për një përmasë tjetër dhe ka dhënë kontribut në themelimin e Universitetit Kadri Zeka në Gjilan. Vullneti i tij për ta ngritur Universitetin duhet të jetë shembull edhe ne që jemi sot këtu”, tha mes tjerash Kosumi.

Eco Higjiena

Kurse Profesori, Flamur Hyseni, bashkëpunëtor i profesorit Arben Dërmaku, në themelimin e Universitetit “Kadri Zeka”, ka treguar rrugëtimin e tij së bashku me Arben Dërmakun, në shtyrjen e proceseve për themelimin e Universitetit të Gjilanit. “Unë kisha fatin që të jem nga më të rinjtë në procesin e themelimit të Universitetit. Arbenin e njihja nga fakulteti Ekonomik në Prishtinë”, tha profesor Hyseni.

Ndërsa, në pamundësi për të ardhur kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e Arben Dërmakut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.