FITORJA

Kosumi: AKR punon për projekte zhvillimore të Kosovës, partitë tjera flasin për ideologji

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka thënë se aderimi i tij në Aleancën Kosova e re ka për qëllim zhvillimin e projekteve për Kosovën.

Sipas tij, derisa partitë tjera flasin për ideologji, AKR merret me projektet konkrete për zhvillimin e Kosovës.

“AKR-në nuk e kam dëgjuar asnjëherë të flasë për ideologjinë dhe për historinë. Ajo ofron projekte konkrete për zhvillim dhe unë e besoj këtë rrugë”, ka thënë Kosumi, për Interaktiv të KTV’së.

Në pyetjen se pse u anëtarësua në AKR, Kosumi ka thënë se në një vend të varfër, në të cilin gjetja e një vendi të punës është luks, ideologjitë e ngurta partiake nuk ofrojnë kurrfarë zgjidhjeje, por vetëm bëhen mjete manipulimi.

Uji Dea

“Në vend të ideologjive të ngurta partitë duhet të ofrojnë projekte konkrete për zhvillim dhe progres”, ka deklaruar ish-Kryeministri.

“Mendova se ka ardhur momenti për t’u rikthyer në politikë për të ndihmuar shoqërinë, partinë dhe kështu erdhi deri te vendimi i sotëm”, ka thënë Kosumi.

“Në këto katër vite sa herë që kam dal diku jashtë dhe kam folur me njerëz, me qytetarët të Kosovës, dhe kemi folur për proceset politike, nuk kanë mbetur një pa më pyetur se cfarë po bëj, pse s’po kyçem në politikë..”, ka shtuar Kosumi.

“Edhe pse kam qenë jashtë politikës, me mendje dhe shpirte i kam përcjellë zhvillimet politike. Sa herë kam kontaktuar njerëzit për këto katër vjet dhe kemi folur për politikën, ata më kanë pyetur në fund: pse nuk po i kthehesh politikës? Sot e mora vendimin dhe po ua jap përgjigjen time: do t’i rikthehem politikës dhe jam anëtarësuar në AKR”, ka thënë Kosumi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.