FITORJA

Kosumi: AKR-ja do ta nxjerrë Anamoravën nga izolimi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bajram Kosumi ka hyrë në garën për deputet për të avancuar dhe zhvilluar anën ekonomike, sociale, politike e kulturore të rajonit të Anamoravës, po edhe të Kosovës. Me një bagazh të mirë politik e kombëtar, Kosumi për rajonipress thotë se kanë projekte konkrete për ta nxjerr nga izolimi rajonin e Anamoravës. AKR do ta vendos në top prioritetet e saj zhvillimin e Anamoravës thotë ai.

Bajram Kosumi nuk është emër i panjohur në skenën politike kosovare dhe më gjerë. Me një storie të mirë të ish kryeministrit, me një kuotë të pasur prej politikani, me një rrëfim të mirë prej ligjvënësi, me një përkushtim të madh prej edukatori, shkrimtari dhe publicisti, ai synon të marr postin e deputetit, raporton rajonipress.

Hyrja e Kosumit nën ombrellën e AKR-së ka gëzuar shumë Anamoravën, prej edhe nga e ka prejardhjen Kosumi.

Megjithatë motivi i tij për të garuar tani ka një arsye më shumë. “Kam vizituar shumë herë komunat e Anamoravës dhe kam vërejtur se ai vend është lënë pasdore, është izoluar dhe ka mbetur tërësisht i pazhvilluar. Kjo qasje e njerëzve të Qeverisë është vërtet jo serioze dhe e padrejtë. Gjilani, Kamenica e Vitia janë komuna që patricipojnë në buxhetin e shtetit dhe janë kontribuuesit e mëdhenj të kësaj lëmie” thotë Kosumi.

ARKATANA

Kosumi mendon se AKR-ja ka projekte, ka programe dhe ka ide se si ta zhvillojë Anamoravën.”Anamorava ka nevojë për një infrastrukturë rrugore në mënyrë që atje të zhvillohet industria, të zhvillohet bujqësia dhe të zhvillohen e përkrahen bizneset përmes projekteve ndërkufitare. Gjilani ka afër Kumanovën e Luginën e Preshevës dhe këto afërsi duhet shfrytëzuar në kuptimin e ngritjes ekonomike të këtyre komunave dhe përftimit që mundësojnë ndërkombëtarët për komunat kufitare”.

Kosumi thotë se rajoni i Anamoravës duke pasur këto vlera duke përfshirë këtu edhe Artanën do të mbetet një nga top prioritete e AKR-së. “Unë kam biseduar me zotin Pacolli dhe e di saktë se lideri i AKR-së është i përkushtuar maksimalisht që rajonit të Anamoravës t`ia kthejë namin e dinjitetin që e ka pasur dikur”.

Kosumi mendon se AKR-ja këtë herë do të dali e fuqishme sepse është e konsoliduar dhe e mobilizuar për të arritur rezultatin e meritueshëm. “AKR-ja vërtet i ka dhënë imazh të mirë qeverisjes institucionale me ato pak ministri që ka udhëhequr. Qytetarët e Kosovës dhe të Anamoravës kanë shumë arsye që kësaj radhe ta votojnë AKR-së dhe njerëzit e saj të dëshmuar edhe në nivel globi”.

Sipas Kosumit projekti më i avancuar për këtë rajon aktualisht mbetet realizimi i autostradës deri në Konqul e që ideja e Pacollit ka ngjallur shumë kërshërinë e Anamoravës që autostrada e Shkupit të kthehet nga Ferizaji, pjesa e Vitisë deri në Konqul ku përfshihet edhe Kamenica. “Ky projekt është i realizueshëm vetëm nëse AKR-ja fuqizohet me votën e qytetarit” tha Kosumi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.