KOSTT-it i anulohet edhe një tender

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka anuluar vendimin e autoritetit kontraktues- Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu “KOSTT” , për dhënie te kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit “Shërbimet e sigurimit Fizik te objekteve te KOSTT, me nr. te protokolli.
KOSTT/14/35/131211, dhe lënda kthehet ne Ri-tenderim, nëse edhe me tutje autoriteti kontraktues, ka interes për ketë aktivitet te prokurimit. Autoriteti kontraktues ne afat prej 10 ditësh duhet ta informoj me shkrim panelin shqyrtues për te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me ketë aktivitet te prokurimit.
Mos respektimi i këtij vendimi e detyron panelin Shqyrtues qe konform dispozitave ligjore te nenit 131 te LPP-se nr. 04/L-042, te ndërmarrë mas a ndaj autoritetit kontraktues.
Vendimi i OSHP-se ka ardhur pas ankesës se kompanisë “BESA SECURITY”, ku pretendimet e kësaj te fundit për parregullsi gjate procesit te prokurimit janë vërtetuar nga OSHP-ja / Zëri/