Eko Higjiena

​KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të rrymës: Mbingarkesa mund të çojë në reduktime

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), ka dhënë detaje për gjendjen aktuale të sistemit elektro – energjetik në vendin tonë.

KOSTT njofton se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës gjatë sezonit dimëror po përballet me rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht në orët e pikut. Sipas kësaj kompanie, krahasuar me vitin e kaluar, konsumi ka shënuar rritje prej 14.33%, ndërsa ngarkesa maksimale prej 1468 MË është arritur dje, në kushte kur temperaturat nuk kanë qenë shumë të ulëta, çka tregon se në ditët më të ftohta konsumi mund të rritet edhe më tej.

“Kërkesa më e lartë për energji elektrike regjistrohet në intervalet 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00. Në këtë kontekst, KOSTT fton qytetarët, institucionet dhe bizneset që, sipas mundësive të tyre, të ndërmarrin çdo veprim praktik që ndihmon në uljen e konsumit dhe të ngarkesës së sistemit. Kjo përfshin përdorim më të kujdesshëm të pajisjeve elektrike, zhvendosje të konsumit jashtë orëve të pikut dhe përdorim sa më efikas të energjisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

HW

Sipas të dhënave të sistemit, ditëve të fundit zonat me ngarkesë më të lartë janë nënstacionet Rahovec (përfshirë zonën e Malishevës), Prizreni 1, Gjilani 1 dhe Lipjani. Në këto zona kërkohet kujdes i shtuar dhe bashkëpunim i qytetarëve për të shmangur mbingarkesat dhe për të ruajtur furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike.

Po ashtu sipas KOSTT, operimi i sistemit në kushte mbingarkese mund të imponojë zbatimin e reduktimeve të kontrolluara dhe të përkohshme të furnizimit, si masë teknike e domosdoshme për mbrojtjen e stabilimenteve dhe aseteve kritike të sistemit elektro-energjetik, të cilat sigurojnë furnizimin me energji elektrike.

“Në këto raste, qytetarët udhëzohen me mirëkuptim që të largojnë pajisjet elektrike nga rrjeti deri në rikthimin e furnizimit, me qëllim mbrojtjen e tyre dhe mundësimin e rikthimit sa më të shpejtë dhe të sigurt të furnizimit normal”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.