Fundamenti

“Kosovo Dreams” një film zviceran për ambientin në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Sensibilizimi i opinionit kosovar me temën e ambienti është në fokus të filmit, me protagoniste këngëtaren dhe aktoren zvicerane Alexandra Prusa.

Në festivalin kryesor të filmit zviceran, atë të Soloturnit, që mbahet nga fundi i janarit, do të prezantohet edhe filmi me tematikë nga Kosova “Kosovo Dreams”.

Syzheu i filmit, në pika të shkurtra është ky: Aktorja dhe këngëtarja zvicerane Alexandra Prusa preokupohet me gjendjen e ambientit në Kosovë dhe provon që përmes një turneu koncertesh të sensibilizojë njerëzit e atjeshëm rreth kësaj teme. Kështu, ajo gjatë turneut mbledh dëshirat e shprehura me shkrim të fëmijëve lidhur me një të ardhme ekologjike të vendit të tyre dhe tekstet në fjalë ua jep kompozitorëve kosovarë për të kompozuar këngë mbi bazën e tyre.

Pastaj, Prusa me bendin e saj “Broken Dreams” i interpreton ato këngë në të gjitha gjuhët që fliten në Kosovë dhe mban koncerte në qytetet kryesore të vendit.

GRANDEMALL

Koncerti i parë qe kurorëzuar me sukses, atij i kanë duartrokitur ministra dhe ambasadorë dhe është transmetuar në televizion. Por ndërkohë lind një kontroversë, për faktin se njëra ndër këngët është në gjuhën serbe…

Regjinë e filmit e ka bërë regjisorja zvicerane nga Gjeneva, Valeria Stucki.

Premiera e filmit “Kosovo Dreams” do të shfaqet më 27 janar nga ora 12.00 në Kino Landhaus dhe më 31 janar nga ora 14.30 në Kino Palace.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.