UBT

Kosovës s’i duhet “qeveri e madhe”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pavarësisht se kush do të vijë në pushtet qoftë blloku paszgjedhor, qoftë Qeveria Thaçi 3, do të duhej të reduktohej në masë të madhe përbërja e kabinetit qeveritar.

Këto janë reagimet e shoqërisë civile pas rekomandimeve për ristrukturimin e qeverisë, që një ditë më parë i kishte dhënë Instituti për Studime të Avancuara GAP.

United Hospital

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me numrin e madh të ministrive dhe posteve ministrore që ka pasur qeveria e fundit. “ Ne kemi pas diku një kabinet ndër më të mëdhenjtë në Evropë ndoshta edhe më gjerë. Numër të madh të zëvendëskryeministrave dhe dikastereve qeveritare”, ka deklaruar Selmanaj.

Ajo çfarë duhet të ndodhë tani nga të dyja palët që mund të marrin pushtetin, sipas tij, është një reflektim i situatës, pasi që ky kabinet po i kushton shumë buxhetit të Kosovës. “Kushdo që të vijë në këtë pozitë do të duhet të reflektojë, sepse tanimë kjo shihet si një kosto e lartë për buxhetin e Kosovës, sepse përkundër ministrive të shumta nuk është rritur efikasiteti”, ka shtuar Selmanaj./Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.