Eko Higjiena

Kosovës i hiqen vizat bashkë me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këtë javë pritet që Komisioni Europian të rekomandoj liberalizimin e vizave në zonën Schengen për qytetarët e Kosovës. Kosovarët do të mund të lëvizin pa viza bashkë me qytetarët e Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Turqisë, shkruan Financial Times.

Kosova ka nis bisedimet për vizat me Brukselin qysh në janarin e vitit 2012 dhe mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon këtë të drejtë.

Komisioni kishte kritikuar progresin e paktë të Prishtinës zyrtare në luftimin e korrupsionit dhe migrimin ilegal si pengesa në liberalizimin e vizave.

‘Më shumë se 40 për qind të të rriturve janë të pa punë”, citon FT një raport të UNDP të vitit 2012 duke treguar për varësinë nga remitencat dhe frikën për emigracionin e qytetarëve në vendet e BE’së.

Këtë javë Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, në një prononcim për Gazetën Express pas takimeve me zyrtarë të lartë europianë në Bruksel ka thënë se kosovarët do të udhëtojnë pa viza sivjet në vendet e Bashkimit Europian.

Mobi Casa

“Sivjet udhëtojmë pa viza në BE” ka thënë Çollaku për Gazetën Express.

Ndërkohë Kryetari i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, të martën ka shprehur mbështetjen e plotë të ekzekutivit të Bashkimit Evropian për zbatimin pa kushte të regjimit pa viza për Gjeorgjinë derisa ky vend pret që regjimi pa va viza me BE’në të hyjë në fuqi në qershor.

Komisioni Europian tashmë ka propozuar që Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Europian të heqin kërkesat për viza për qytetarët gjeorgjianë brenda gjashtë muajve.

Lehtësimi i regjimit të vizave për Turqinë ishte pjesë e marrëveshjes 6 miliardë euroshe, në këmbim të pranimit të refugjatëve të deportuar nga Europa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.