KKVITI

Kosovën po e shkatërrojnë, të shiturit, të manipuluarit, dhe ata që s’e përjetuan luftën!

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gani Sadiku – Ndarjet regjionale të Kosovës, që u bënë pikërisht nga liderët dhe partitë politike, për interesa kryesisht të ngushta, ishte thikë me dy teha. Kjo u bë jo rastësisht por me qëllime të caktuara.! Këto ndarje kanë, sjellë krijimin e regjioneve dhe militantë partiak, të cilët janë në gjendje me e shkatërrua shtetin, në mënyrë që përmes “vendasit” të tyre, t’i realizojnë më lehtë qëllimet e veta. Por jo vetëm kaq, ana tjetër negative,, vjen nga se edhe në qytetin apo krahinën prej nga vinë këta lider, e ngufasin demokracinë, dhe sa herë mbahen zgjedhjet, e cenojnë demokracinë, duke vjedhur vota për inati të anëve tjera.

Në këtë mënyrë liderët po arrijnë t’i klasifikojnë dhe t’i dërgojnë nëpër pozita kyçe të shtetit, personat e paditur dhe të pa integritet, servil e të dëgjueshëm ndaj liderit e partisë.

Nëse e shohim opozitën, se si, militantët e vet i sjellë në Prishtinë për ta demoluar qytetin dhe për t’i shpëtuar liderët e tyre të çmendur për pushtet, atëherë merre me mend çka do te ndodhte sikur edhe pozita t’u bënte ftesë militantëve të saj, për zbarkim në Prishtinë.!!

Ramush Haradinaj duke e pasur mundësinë e fundit për ta kapur pushtetin dhe për t’i shpëtuar “ilaket” e veta nga Gjykata Speciale, është e “natyrshme” që do t’i shtyjë veprimet e veta deri aty ku mundet pa e kthye kokën mbrapa as pa e vra mendjen për pasojat që do t’i ketë shteti nga politika e tij.

Nga ana tjetër Fatmir Lima, duket se e ka “hanger marren me bukë” siç thotë populli, nëpër gjykata për korrupsion, dhe kështu është kur populli e lë t’i prijë një njeri aq të përfolur për korrupsion gjatë kohës kur ishte ministër i HTH.

Sa i përket LVV-je, them të drejtën as që e vret kush mendjen për veprimet e tyre, sepse ata gjithmonë kanë bërë luftë frontale me miqtë e Kosovës, por nuk habitem shumë pasi që në strukturat e saj janë njerëz kryesisht të rinj, të cilët nuk e kanë përjetua luftën as nuk dinë ta çmojnë lirinë. Mua më befason përkrahja e disa aktivistëve që përmes rrjeteve sociale u kanë dhënë protestave të opozitës në Mal të Zi,..!

Por si të dilet nga situata e krijuar e cila u konvenon vetëm kundërshtarëve të shtetit dhe falangave e ekstremistëve të cilët i krijoi vet SHIK-u,.? Këto probleme u krijuan për shpërqendrim vëmendje të opinionit nga problemet reale, ku vetëm në këtë mënyrë HTH, do të qëndrojë i pa prekur në pushtet.

Fundamenti

Brengosëse është se si po sillemi ne, në kuadër të proceseve të gjeo-politikës botërore, kur dihet se, aq sa do të jemi ne të përgatitur, aq do të jemi edhe të rëndësishëm. Cili do të jetë roli ynë.? Një gjë duhet ta dimë, ne jemi popull i vogël në gojë të ujkut, dhe kafshatë fare e lehtë ose e papërfillshme e pazareve të mëdha. Nëse opozita mendon se shteti i Kosovës duhet të rrënohet në këtë mënyrë, dhe që ata të ndërtojnë diçka të re, në kundërshtim me vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare, ai s’do të ndërtojë asgjë, vetëm në fakt do ta rrënojë në tërësi çështjen shqiptare.

Çka nëse shkohet në zgjedhje..?
Nëse shkohet në zgjedhje në kushte kur opozita mundohet gjithçka të imponojë me dhunë, atëherë edhe te kutitë e votimit do të imponohej vullneti i komandantëve oligarkëve dhe mafies, duke sjellë në pushtet një elitë politike të uzurpuar nga një SHIK tjetër, e të mbushur me gangsterë të uritur, e assesi vullnetin e lirë të shprehur nga qytetari përmes votës së lirë..!

Çudia më e madhe qëndron në faktin, pse po heshtë Serbia.?
Ajo po heshtë dhe zyrtarët serbë nuk po dalin as me deklarata që nxisin dhe provokojnë tensione, nga se ajo konsideron se shkatërrimi i shtetit të Kosovës po ndodhë nga vet shqiptarët, dhe atë bile më shpejt seç kishte munduar ta bënte Serbia.

Krejt kjo rrëmujë dhe ky destabilizim, vjen nga oligarkët që e duan lirinë por i frikohen drejtësisë ndërkombëtare, dhe janë fort të pozicionuar pas partive politike. Ata mundohen me faktorizue veten, duke e frikësua bashkësinë ndërkombëtare me jo stabilitet të vendit.!
Si do duhej të vepronte pozita..?

Si pikë e parë do duhej që kryetari i kuvendit Kadri Veseli të vepronte konform rregullores së kuvendit që të mos lejonte përdhosjen e kuvendit nga deputetët e opozitës. Kështu ai me mos veprim i dha mundësi opozitës që “ta hanë shtetin në sy” mos ta respektojnë ligjin as kushtetutën.

Por erdhi ku erdhi situata nga arrogance e të dy palëve, do duhej të ulen dhe të bisedojnë për zgjidhjen e situatës, dhe të bisedojnë për problemet të cilat i kanë shkaktuar vet, sepse “na banë horën e dheut” në sytë e opinionit ndërkombëtare.

A janë këto metodat më të mira të opozitës që ta pengojnë asociacionin me komunat serbe dhe demarkacionin që dorën në zemër edhe unë do e përkrahja nëse nuk do të përdorej metoda e tokës së djegur nga opozita), apo duke e rrënuar shtetin, dhe duke u hasmuar me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyre që, të mbesin vetë “çaushë” për të vendosur si të duan për këtë vend dhe për këtë popull.!! Po e përfundojë këtë shkrim me thënien “nuk ka përplasje të inteligjentëve, por ka përplasje të injorantëve”.. Këtu është duke u përplasur vetëm injoranca,.!./rajonipress/