KosovëAbdixhiku në familjen e Rugovës: Presidenti ka vetëm ditëlindje, urime gjithë rugovistëve kjo datë
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku ka vizituar familjen e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Abdixhiku ka shkruar se “për të na pritur sa më ngrohtë, si një zonjë shtëpie e vërtetë, Fana Rugova kishte përgatitur edhe këtë vit ëmbëlsirën e saj Tiramisu. Atë të preferuarën e Presidentit. Atë që e kishin shijuar për herë të parë në Romë”.
“Këtë ëmbëlsirë ajo merr mundin ta bëj çdo 2 dhjetor, në ditën e lindjes së Presidentit Rugova. Këtë ëmbëlsirë e kishte bërë edhe këtë herë. Sot, me Albinën, Erën e Rozin, vizituam familjen Rugova. U pritëm nga zonja Fana, Uka, Mendimi e Teuta. Rikujtuam jetën e shqiptarit më të madh; atit themeltar të Republikës e prijësit historik të lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, i cili lindi 79 vite më parë, më 2 dhjetor të vitit 1944”, thekson ai.
Tutje, Abdixhiku ka pohuar se “këtë herë, vizita jonë ishte edhe më e veçantë, sepse u shoqëruam nga klasa e parë e gjeneratës së parë të Shkollës Politike”.
“Ata nga afër panë vet historinë. Atë që bëri lirinë, shtetësinë e vet demokracinë. Kjo histori na qëndron sot jo vetëm si rikujtim i madhështisë, por edhe si detyrim i rrugëtimit tonë përpara. Presidenti ka vetëm ditëlindje! Prandaj gjithë rugovistëve, urime kjo datë e ditë”. /Telegrafi/