Mobi Casa

Kosovë po e bukur je me bashkatdhetarë!

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Nga Gani Sadiku – E bukur po duket Kosova kur djemtë e vajzat e saj, kanë arritur nga diaspora. Sa lëvizje, sa gjallni e sa gëzime, sa dasma e sa shëtitja, pushime e vizita të panumërta.

ARKATANA

Ju jeni tanët, ju nuk keni ardhur te ne, por në vendin tuaj, në shtëpitë tuaja, në vendin e ëndrrave të bukura,.
Në parajsën tuaj të mendjes.
Në konakun e këngëve të mira shqipe.
Në sofrën e gëzimeve të shpeshta.
Nën qiellin e dashurisë së çiltër.
Mirë se vini, o drita e syve të vendit tonë.