Fundamenti

Kosovarja, tentojë të vrasë burrin, dënohet me pesë vjet burg

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një grua 43 vjeçare me prejardhje nga Kosova dhe me qëndrim në Austri është dënuar me 5 vjet burg në një proces të mbajtur në Gjykatën e Landit në Wels.
Ajo, më 5 nëntor 2013 kishte provuar të mbyste bashkëshortin e saj po ashtu kosovar, derisa ai ishte në gjumë. Ngjarja ka ndodhur në Waizenkirchen.

ruaja 43 vjeçare kishte marrë një peshqir në të cilin kishte hedhur spiritus dhe me të kishte provuar ta ngufaste të shoqin në dhomën e përbashkët të gjumit.

Por ky i fundit kishte reaguar dhe, i ndihmuar edhe nga i biri 17 vjeçar që kishte ardhur ndërkohë, kishte shpëtuar pa asnjë lëndim.

Familja kosovare ishte vendosur në këtë qytet në viti 2002 ndërsa duke filluar nga viti 2008 kishin filluar problemet e çiftit.

Hidromorava

Sipas gruas së akuzuar, ajo kishte qenë shpesh viktimë e dhunës nga i shoqi. Njëherë madje i ishte dashur edhe të shtrihej në spital.

Kosovarja ka thënë më tutje se ka qenë xheloze sepse i shoqi kishte një dashnore. Ajo i kishte treguar edhe shefit të saj për problemet në mes tyre. Siç ka deklaruar një dëshmitare, ajo kishte pasur frikë nga prishja e kurorës.

Një ekspertizë e bërë ka ardhur në përfundimin se gruaja ka përgjegjshmëri të plotë, shkruan nachrichten.at.

Kështu, trupi gjykues e ka dënuar atë për tentimvrasje me 5 vjet burg, prej të cilave vetëm 20 muaj burg efektiv, pjesën tjetër me kusht. Vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfuqishëm. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.