Eko Higjiena

Kosovarja shpëton një burrë nga dhjetë sulmues

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Ai ishte vetëm kundër të gjithëve, të cilët e rrihnin me shkelma, karrige, etj. Askush nuk guxonte të ndërhyjë. Kështu që unë mora fuqinë për ta mbrojtur”. Këto ishin fjalët e vajzës kosovare, 26-vjeçare, e cila u përfshi në një rrahje që u zhvillua të shtunën në orën katër të mëngjesit afër diskotekës në Rue des Glacisde Rive (Gjenevë).

Një grusht në sy i ka rikujtuar që të mos përzihet në përleshje. “Agjentët e sigurisë së klubit të natës i thoshin viktimës në gjendje të keqe: “Largohu nga këtu që të të rrahin gjetkë”. Viktima në fjalë ishte therur dy herë me thikë në shpinë. Kam bërtitur. Sirena e një ambulance ka larguar të rinjtë. Vajza e re me origjinë nga Kosova tregon se mezi ka arritur t’i telefonojë emergjencës. “Unë isha aq e tronditur sa pata pasur probleme për të thirrur 144. Ndërsa prisnim arritjen e ambulancës, u mundova të ndaloj gjakderdhjen e të plagosurit“, tregon duke qarë vajza kosovare.

Sipas informacioneve tona, personi i dëmtuar është një arabë, Maghreb, i cili kishte një grindje me një person të ri në një bar në Gjenevë. Në fund të shërbimit të tij, një duzinë njerëzish ishin duke e pritur në rrugë të Terrassière. “Ata ishin duke e rrahur me këmbë e karrige dhe, madje, edhe një pjesë e makinave parakolonin”, dëshmon një kalorës, i cili nga frika ishte strehuar në një diskotekë.

Mobi Casa

“Ata nuk janë klientët tanë”

Sipas policisë, “individi u transportua në spital dhe jeta e tij nuk është në rrezik”. Por. pse siguria e diskotekës nuk u mundua të shpëtojë njeriun e rrahur? “Kur një thikë përdoret në një vend publik, atëherë bëhet çështje e policisë. Ne kemi probleme të mjaftueshme për t’u marrë brenda klubit tonë të natës. Asnjë prej tyre nuk e ka vënë kurrë këmbën në klubin tonë”, është përgjigjur menaxheri./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.