FITORJA

Kosovarja “parkon” në kopshtin e restorantit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Në momentin e fundit ia kanë dalë të largoheshin mysafirët që ndodheshin në tavolinat e goditura, duke shpëtuar nga “vizita” e papritur e makinës.

Një grua kosovare, ka “parkuar* veturën e saj në mes të dy tavolinave të kopshtit të njüe restoranti në Allschwill të Basellandit.

Gruaja 46 vjeçare e kishte humb kontrollin mbi veturë në kthesën në të djathtë afër restorantit “Jägerstübli”. Pastaj, vetura e saj ka vazhduar duke kaluar një gur dhe rrethojat e kopshtit të restorantit për të përfunduar në mes të dy tavolinave. Në momentin e fundit ia kanë dalë të largoheshin mysafirët që ndodheshin në tavolinat në fjalë, duke shpëtuar nga “vizita” e papritur e makinës.

Uji Dea

Nga ky aksident i llojit të veçantë nuk ka pësuar lëndime asnjë nga të pranishmit. Por janë shkaktuar dëme të materiale në kopshtin “e sulmuar” dhe në veturën, e cila u desh të bartej nga shërbimi special për transportim, shkruan bazonline.ch.

Policia pasi erdhi në vendin e ngjarjes konstatoi se gruaja e kishte zëvendësuar në timon bashkëshortin e saj i cili kishte pasur dhembje të papritura. Shkaktarja e aksidentit e kishte një patentshoferi nga Kosova, të cilit i kishte kaluar afati për përdorim në Zvicër. Ndaj saj është ngritur padi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.