Hidromorava

Kosovarja, mbi 2 vjet e mbajtur mbyllur dhe e detyruar të merret me prostitucion

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një vajzë 19 vjeçare nga Kosova ka kërkuar azil në Insbruck, Austri. Por këtij kërkimi të azilit i ka paraprirë një dramë e rëndë jetësore nëpër të cilën ajo është detyruar të kalojë. Siç ka dëshmuar para policëve austriakë, ajo, bashkë me tri të reja tjera është mbajtur me dhunë në një bodrum në Zvicër.

Veç kësaj, është detyruar të prostituohet në një lokal, ku i është dhënë rregullisht kokainë para fillimit të punës. Kjo, sipas rrëfimit të 19 vjeçes ka zgjatur që nga fillimi i vitit 2012. Atëbotë, asaj, si viktimë e tregtisë me qenie njerëzore, i është hedhur në pije substanca narkotike, gjegjësisht të ashtuquajturat pikat K.O (K.O Tropfen).

Në bazë të rrëfimit të kosovares, dhe kallëzimit penal që ka bërë në Austri, policia zvicerane ka arrestuar dy persona po të njëjtën natë, shkruan agjencia e lajmeve e Austrisë apa. Veç arrestimit, policia zvicerane ka konfiskuar një sasi të madhe mjetesh narkotike. Por, nuk dihet ende nëse në bodrumin e përmendur kanë qenë edhe tri femrat për të cilat ka dëshmuar kosovarja dhe nëse ato janë liruar ose jo.

Mobi Casa

Kosovarja 19 vjeçe ka kërkuar azil politik në Insbruck ndërsa është dërguar në një qendër për përkujdesje të viktimave të dhunës.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.